Reagim i fortë i Bashës: Do i propozoj grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve! - Gazeta Express

Reagim i fortë i Bashës: Do i propozoj grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve!

17/02/2019 14:45

 “Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, për ballë kemi një bandë.

Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.

Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj.

Ndaj kam vendosur ti propozoj grupit parlamentar djegien e mandatave parlamentare”, tha Basha.