PPE: Pa zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, s’ka integrim në BE


06/02/2018

Në deklaratë thuhet qartë dhe troç se “nuk do të ketë BE pa një drejtësi të pavarur”.

Deklarata

Presidenti i PPE Joseph Daul bëri deklaratën e mëposhtme:

“Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një nga politikat më te suksesshme europiane për të sjellë liri, demokraci, paqe dhe zhvillim ekonomik për vendet qe duan t’i bashkohen Unionit tonë. Por mbi të gjitha, ai solli shpresë për njerezit që besojnë fort se e ardhmja e tyre është në BE. Në fakt, PPE ka qenë forca e vetme politike që ka promovuat aktivisht axhendën e zgjerimit. Prandaj jam i kënaqur që shoh se Komisioni Juncker ka paraqitur një plan konkret për të sjellë vendet e Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian. Në veçanti, pergezoj zëvendësptesidentin e PPE dhe Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn për përpjekjet e tij të palodhura për realizimin e Strategjisë së Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor jane partnerët tanë më të afërt dhe gjeografikisht janë brenda kufijve të BE. PPE do të vazhdojë të jetë e gatshme dhe e angazhuar për të mbeshtetur integrimin e tyre në BE dhe t’i ndihmojmë në rrugën e reformave. Por shumë mbetet për t’u bërë.

Zbatimi i reformave të nevojshme dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe mbeten parakushte të qarta për anëtaresimin në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë të luftojnë kundër korrupsionit, të udhëhequr nga sundimi i ligjit, duke vënë në funksion një sistem të pavarur drejtësie, duke tërhequr incestime të reja dhe duke krijuar vende të reja pune dhe mirëqënie për qytetarët e tyre, veccanërisht për rininë. PPE mbetet e angazhuar që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen familjes europiane, por ne presim gjithashtu që partnerët tanë të zbatojnë reformat për të cilat janë angazhuar për të mirën e popujve të tyre dhe rajonit si i tërë. Për fat të keq, shumë nga udhëheqësit aktualë në rajon janë dukë ndërmarrë një drejtim krejt të ndryshëm nga ai që kërkohet prej Bashkimit Europian”

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart