Djegia e mandateve popullon zyrën e Bashës, në selinë blu shkojnë Gjermania dhe BE - Gazeta Express

Djegia e mandateve popullon zyrën e Bashës, në selinë blu shkojnë Gjermania dhe BE

20/02/2019 10:25

Teksa këtë të mërkurë Partia Demokratike pritet t’i japë dritën jeshile verdikti të Bashës për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, në ambientet e PD-së kanë ardhur për vizitë ambasadorët e BE-së.

E para që hyri në zyrën e Bashës ishte ambasadorja e Gjermanisë Shutz, ndërsa më pas ka ardhur ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien në bllok të mandateve të deputetëve, një vendim i cili është kritikuar hapur nga ana e institucioneve zyrtare të BE-së, po ashtu edhe nga ana e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Kujtojmë se këtë të mërkurë në orën 17:00 pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, i cili do t’i hapë dritën jeshile Bashës për të proceduar më tutje ligjërisht për lënien e mandateve të deputetëve të saj.

Pak orë më parë në intervistë për Deutsche Ëelle, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka kërkuar palëve që të bëjnë hapa pas në veprimet e tyre politike. Meta theksoi se vendimi i opozitës për lënien e mandateve është një vendim ekstrem që nuk i shërben demokracisë, ndaj kjo e fundit do duhet të bëjë një hap prapa. Por Meta shtoi se maxhoranca, si përgjegjësja kryesore në skenën politike, do duhet të bëjë dy hapa prapa./Express