Kthehu lart

Xhevat Ademi: Ligji i gjuhëve është një ndër shtyllat e koalicionit politik

Xhevat Ademi: Ligji i gjuhëve është një ndër shtyllat e koalicionit politik GazetaExpress

Duke folur për miratimin e ligjit të gjuhëve, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi në emisionin Rruga Drejt në Alsat-m ka thënë se mes dy subjekteve të koalicionit qeveritar LSDM e BDI nuk ka aspak dilemë rreth sjelljes së ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Aq më tepër nuk ka hapësirë për kurgarë ndryshime qofshin ato edhe kozmetike, shumica parlamentare do të votojë në lexim të tretë ligjin ashtu siç është votuar në leximin e parë, ashtu siç është votuar në leximin e dytë. Zaten ky është një prej shtyllave të koalicionit politik. sepse Qeveria e Maqedonisë është Qeveri koalicioni nuk është qeveri politike dhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe apo ligji i gjuhëve siç quhet saktësisht është pjesë e asaj plarforme dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë plasaritje” ka thënë Ademi.

    Data: 08 Mars 2018 21:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera