Kthehu lart

Xanakopulos: Kushti erga omnes plotësohet duke ndryshuar Kushtetutën

Xanakopulos: Kushti erga omnes plotësohet duke ndryshuar Kushtetutën GazetaExpress

Është e sigurt se emri kushtetues duhet të ndryshohet që të mund të vlejë kushti erga omnes, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos gjatë pjesëmarrjes në një emision debatues në televizionin shtetëror grek ERT.

“Për emër të përbërë erga omnes, për përdorim të përgjithshëm, në çdo rast parakusht është rishikimi i Kushtetutës, të paktën lidhur me çështjen me emrin kushtetues. Sipas kësaj, çështja për ndryshimin e Kushtetutës gjithsesi se hyn, të paktën në këtë nivel. Punët tjera do të bisedohen edhe në nivel teknik për atë sa mund të ekzistojnë interpretime të Kushtetutës të vendit fqinj i cili mund të karakterizohet si irredentiste, por kjo çështje është e lidhur me interpretimin. Është e sigurt se emri kushtetues duhet të vlejë që të mund të vlejë kushti për erga omnes” tha Xanakoulos.

Zëdhënësi i qeverisë  greke, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, sqaroi se duhen ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse në të ardhmen “Gjykata Kushtetuese e vendit fqinj mund të vendos se Zaevi nuk ka pasur kompetencë ta nënshkruajë marrëveshjen konkrete”, dhe prandaj për Athinën “mënyra e vetme të zgjidhet çështja, lidhur me emrin është të ketë ndryshime përmes Kushtetutës”.

Xanakaopulës zbuloi se projekt marrëveshja ende është në fazë të përpunimit nga ana greke, ndërsa për dorëzimin e saj në Maqedoni, zyrtarisht do të kumtohet nga MPJ greke.

Lidhur me klimën aktuale mes dy vendeve dhe komentin e gazetarit se është ulur optimizmi fillestar, Xanakopulos sqaroi se të gjitha negociatat kanë ngadalësime dhe përshpejtime, ndërsa iu shmang zbulimit të hollësive teknike për procesin.
“Në këtë moment duhet ta gjemë formulën e nevojshme që të arrijmë zgjidhje.

Ky është qëllimi politik i qeverisë dhe gjithsesi një zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe gjithsesi do t’u lejojë edhe dy popujve, me krenari, ta mbajnë identitetin e tyre dhe ideologjinë” sqaroi zëdhënësi i Qeverisë të Greqisë.

Në emisionin debatues, si përfaqësues i opozitës ishte kryetari i Demokracisë së Re, Kostis Haxidakis, i cili foli për qëndrimet e partisë së tij dhe tha se duhet të ekzistojë zgjidhje korrekte dhe e qëndrueshme, e pranuar nga Greqia. Sipas tij, irredentizmi dhe Kushtetuta janë më të rëndësishme se emri.

“Micotakis tha: duam pako me zgjidhje që do të fillojë nga Kushtetuta, nga irredentizmi, nuk pranojmë komb maqedonas. Këto janë prioritetet tona”, tha Haxidakis dhe paralelisht i dërgoi kritika qeverisë se ka vlerësuar që është më mirë fillimisht ta njoftojë kryepeshkopin, e jo partitë për çështjen konkrete.
Për qëndrimet e qeverisë dhe Demokracisë së Re opozitare, në studion e ERT u zhvillua debat i ashpër me akuza të ndërsjella në relacionin Xanakopulos – Haxidakis.

Zëdhënësi i  Qeverisë, kërkoi nga nënkryetari i partisë opozitare, të sqarojë në cilën pjesë nuk dakordohet me qëndrimet e Qeverisë, për për thelbin apo për pjesën procedurale.

“Cili është thelbi? Cili është qëndrimi i Qeverisë? Që të përgjigjemi për thelbin: filluat nga emri, për atë e quajtët problem me emrin, gjegjësisht vetëm emri dhe çdo ditë pas reagimeve që dolën shtoni edhe nga një pjesë dhe afroheni në qëndrimet e Demokracisë së Re. Në mënyrë shtesë u përkujtuat në të gjitha çështjet e tjera”, u përgjigj Haxidakis, duke akuzuar se qeveria është e ndarë dhe ka dy qëndrime, njëri i Syrizës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kryeministrit, ndërsa tjetri i Kamenosit përmes Ministrisë së Mbrojtjes.

Debati i ashpër me zë të lartë mes Dimitris Xanakopulos dhe Kostis Haxidakis filloi nga qëndrimet e ndryshime për çështjen e emrit, ndërsa akuzat e ndërsjella, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, u transferuan në tema të tjera aktuale në politikën e brendshme greke./Express/

    Data: 06 Mars 2018 15:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera