VMRO-ja akuzon qeverinë për ngecjen në ekonomi

Në kushte kur gjithë Evropa vëren norma të larta të rritjes, ekonomia e Maqedonisë stagnon dhe bindshëm është në fund, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

GazetaExpress

Nga partia opozitare për gjendjen e tillë të keqe ia hedhin fajin Qeverisë së LSDM-së. Sipas ish-ministrit të Financave, Trajko Sllaveski, ndërmarrjet janë dëshpëruar tërësisht nga Qeveria e re, ndërsa investimet e huaja dhe rritja industriale shënojnë rënie.

Ai shtoi se rritje të vetme shënon eksporti nga kompanitë e huaja në zonat e lira, të cilat hasnnin në kritika kur LSDM-ja ishte në opozitë.

"Opinionit me siguri e kujton optimizmin e madh tek popullata dhe ndërmarrjet, përfshirë edhe investitorët e huaj potencial, pas ndërrimit të pushtetit në vitin 2006, që u shndërruar në norma të rritjes, atëherë më të larta në Evropë prej rreth 6% ndërsa tani disi është zero e madhe. Cila është diferenca? Të nderuar, atëherë në ekipin ekonomik të Qeverisë nuk kishte anëtarë të cilët, citoj, as nuk dinë e as nuk mundohen, por kishte profesionistë të përkushtuar të cilët shkaktuan kthesë të vërtetë në ekonominë e Maqedonisë në aspekt pozitiv" – tha Trajko Sllaveski, VMRO DPMNE.

Të tjera

Lajmet e fundit