Kthehu lart

VMRO-DPMNE; Ritja e pagave të mjekëve ngeli vetëm në letër, Zaev nuk e mbajti premtimin

VMRO-DPMNE; Ritja e pagave të mjekëve ngeli vetëm në letër, Zaev nuk e mbajti premtimin GazetaExpress

VMRO-DPMNE-ja opozitare kritikoi Qeverinë se nuk po përmbush premtimet parazgjedhore sa i përket reformave në sistemin Shëndetësor.

Nga partia e Mickovskit akuzuan se të gjitha planet për reformimin e Shëndetësisë mbeten vetëm premtime në letër.

Ata kujtuan edhe premtimin e kryeministrit Zaev për rritjen e pagave për mjekët, premtim ky sipas tyre i parealizuar. 

Në kundërpërgjigjen e LSDM-së thuhet se Qeveria e udhëhequr nga Zaev ka avancuar sistemin shëndetësor i cili për 11 vite ishte lënë anash nga pushteti i kaluar, duke shtuar se vazhdojnë me masat për rritjen e pagave për mjekët.

    Data: 07 Mars 2018 17:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera