Tetovari i dënuar përjetë ka një porosi që ju mbushë sytë me lotë

Burhan Nuhija nga fshati Poroj i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

GazetaExpress

Ai ka theksuar se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm.

Ai përmes një postimi ka shprehur mallëngjim të madh për familjen, por me shpresën që një ditë do jenë bashkë.

Ja porosia e tij e dhimbshme:

“12 vite i burgoset, 12 vite fmit e mij nuk kan patur feste as Bajram as datlindje…
Nuk dij si jan rritur cdo fest e kan bo ne merzi”

Analisti dhe publicisti tetovar Nijazi Muhamedit ka theksuar se rasti i Burhan Porojit i cili i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme ka 10 vite që rrinë nëpër arkivave të kësaj të fundit.

“Unë njoh një rast eklatant të një dënuari më burgim të përjetshëm, që është nga një fshat i ngjitur me fshatin tim, nga Poroji dhe i dënuari quhet Burhan Poroji, dhe ankesa e tij për t’u rishikuar çështja e dënimit të tij të përjetshëm, se i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme, që dhjetë vjet rri e patrazuar në arkivën e kësaj gjykate, një rast, pra,që do të ishte i paprecedentë edhe në Afrikën e dikurshme të Jugut, kurse për Maqedoninë është një çmenduri e llojit të vet që të tmerron,e jo të quhet “gjyqësi demokratike”. Ja , bie fjala, kjo çështje mund të nisë të marrë zgjidhje për një ditë, nëse e trazon avokati i tij ,nëse e trazon Obdusmani apo komiteti i Helsinkut,etj”, ka thënë ai për INA.

Në fund, Muahmedi ka thënë se ky duhej të ishte preokupimi kryesor dhe sprovë e ndershmërisë edhe e atyre “përfaqësuesve shqiptarë” në koalicion me Zaevin, jo dalldisja e tyre pas zgjedhjeve lokale e të tjera interesa të tyre.

Të tjera

Lajmet e fundit