Temperatura mbi 20 gradë në fundjavë

Për uikend moti do të jetë me diell dhe dukshëm më i ngrohtë me temperatura mbi 20 gradë Celsius.

GazetaExpress

Prej nesër deri të dielën do të ketë mot stabil dhe të thatë. Nesër në shumë vende do të ketë rritje të vranësirave. Temperatura do të lëvizë prej minus dy deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë një, ndërsa temperatura maksimale e ditës 15 gradë Celsius.

Gjatë uikendit moti do të jetë kryesisht me diell dhe dukshëm më i ngrohtë. Të shtunën temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa e ditës do të arrijë 20 gradë Celsius. Të dielën temperatura minimale do të jetë zero, ndërsa temperatura e ditës deri në 23 gradë Celsius.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me shi lokal dhe paraqitje të bubullimave. Të hënën temperatura do të jetë në interval prej pesë deri në 22 gradë Celsius, të martën prej tre deri në 18 dhe të mërkurën prej një deri në 17 gradë Celsius./Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit