Kthehu lart

Takim mes VMRO-së dhe Besës për ligjet reformuese

Takim mes VMRO-së dhe Besës për ligjet reformuese GazetaExpress

Grupet punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë përafruar qëndrimet rreth një pjese të ligjeve reformuese, miratimi i të cilëve kërkon 2/3 e votave.

Siç mësohet nga burime brenda grupeve të punës, përafrim të qëndrimeve ka në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë, ligjet për gjyqësorin dhe ligjin për Agjencinë Teknike Operative.

Ndonëse asnjëri nga subjektet nuk japin më shumë detaje, mësohet që grupet e punës janë larg marrëveshjes për ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur.

Takimet mes deputetëve dhe anëtarëve të partive politike të bllokut maqedonas u intensifikuan pas nevojës për konsensus të gjerë rreth ligjeve që lidhen me reformat. Në këtë kontekst, shumica parlamentare, respektivisht kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi edhe zgjerimin e shumicës me qëllim që ligjet në fjalë të gjejnë mbështetje të gjerë, madje duke mos përjashtuar edhe rikonstruim të përbërjes qeveritare.

Dy fraksionet e Lëvizjes Besa kanë zhvilluar takime më kryeministrin Zaev, por duke ia dhënë të drejtën kryeministrit të vendos rreth zgjerimit të shumicës. Subjekti opozitar mbetet në qëndrimin se varësisht ofertës do të shqyrtohet edhe mundësia. Krahu i Afrim Gashit shpreh gatishmëri për të qenë pjesë e Qeverisë me qëllim mbështetjen e proceseve reformuese.

"Tendenca e Lëvizjes Besa është që të ndihmojë proceset reformatore dhe integruese drejtë të cilave po ecë Maqedonia. Derisa kryeministri i vendit po udhëheqë këto procese, kryetari i Lëvizjes Besa ka zhvilluar takime dhe bisedime më kryeministrin por gjithnjë me qëllimin për të ndihmuar ecjen e proceseve para. Pjesëmarrja ose jo në Qeveri do të varet nga marrëveshja dhe respektimi i parimeve të cilët do të vendosen" – deklaroi Lulzim Aliu, Lëvizja Besa.

Subjektet tjera parlamentare deri më tani nuk kanë shprehur gatishmëri bashkëpunimi, përjashtim lëvizjeve të caktuara të deputeteve nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në në deputet të pavarur, siç është edhe rasti me deputetin Amdi Bajram.

    Data: 08 Mars 2018 16:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera