Kthehu lart

Takim Dimitrov – Mogerini në Bruksel

Takim Dimitrov – Mogerini në Bruksel GazetaExpress

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Federika Mogerini.

Nga kabineti i ministrit u njoftua se në takim u bisedua për stabilitetin e rajonit dhe integrimin evropian të Maqedonisë.

“Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, si me agjendën e brendshme reformuese, ashtu edhe me rolin dhe vendosmërinë për të ndërtuar ura dhe miqësi me fqinjët e saj. Maqedonia sot është një shans, por edhe një detyrim i përbashkët me BE-në, për të treguar se ne nuk mund ta ndalojmë vetëm krizën, por edhe të krijojmë sukses të pakthyeshëm – Republika e Maqedonisë përfundimisht të dalë nga dhoma e pritjes dhe të fillojë negociatat e pranimit me Unionin”, tha Dimitrov pas takimit.

    Data: 07 Mars 2018 18:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera