Kthehu lart

SPB Tetovë me regjim të veçantë për lojën e Shkëndisë me Vardarin

SPB Tetovë me regjim të veçantë për lojën e Shkëndisë me Vardarin GazetaExpress

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dërgon apele që para ndeshjes së nesërme mes Shkëndisë nga Tetova dhe Vardarit nga Shkupi që do të luhet në fillin të orës 14 në studionin e qytetit të Tetovës:

Nuk do të pranohen fëmijë të vegjël për të parë ndeshjen pa prindërin ose ndonjë shoqërues tjetër më të madh. Gjithashtu, nuk lejohet hyrja me piroteknikë dhe mjete të tjera që mund të rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithë atyre që do të ndjekin ndeshjen në stadium.

Tifozëve u apelohet që të përmbahen nga fyerjet dhe sjelljet e panevojshme para, gjatë dhe pas ndeshjes, domethënë të mos iniciojnë ose të marrin pjesë drejtpërdrejtë në incidente dhe shkelje të tjera të rendit dhe qetësisë publike. Sepse, përndryshe, ata do të përballen me sanksionet të parashikuar me ligj, në pajtim me Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike dhe Ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljen e padrejtë në garat sportive.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës i këshillon tifozët në kohë, të paktën 15 minuta para fillimit, për të hyrë në stadium, në mënyrë që të mos krijojnë përzierje të panevojshme dhe të lejojnë hyrjen dhe akomodimin e pandërprerë të tribunave.

    Data: 06 Mars 2018 19:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera