Kthehu lart

Spasovski thotë se policia asgjë nuk fsheh në incidetin me Beqën e BDI-së

Spasovski thotë se policia asgjë nuk fsheh në incidetin me Beqën e BDI-së GazetaExpress

Asgjë nuk fshihet në rastin me policen, i gjithë dokumentacioni është dorëzuar deri te Prokuroria Publike, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Kavadar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai theksoi se për këtë rast Ministria ka njoftuar gjithçka që ka pasur të kumtojë.

“Është dorëzuar i gjithë dokumentacioni deri te Prokuroria Publike, ajo vepron dhe të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me rastin i keni atje. Ato të dhëna do t’i merrni nga Prokuroria Publike. Nënkuptohet të gjitha informacionet, të dhëna, gjithçka që është e kapshme për MPB-në është dorëzuar në PP dhe gjithçka që u intereson në pikëpamje të këtij hetimi të cilin e heton Prokuroria, do të kërkoni informacione prej tyre. Do të thotë, gjithçka që kishim si material dhe si dlshmi është dorëzuar deri te Prokuroria dhe në suaza të hetimit i cili udhëhiqet, të gjitha informacionet mund të gjenden vetëm në Prokurori”, thekso ministri.

Spasovski u përgjigj edhe në çështjen lidhur me “Eurokompozitin”.

“Kemi lidhur marrëveshje në bazë të nenit 7 nga Ligji për furnizime publike dhe ky është furnizim të cilin nuk mund të kumtojmë me opinionin, ndërkaq kemi marrëveshje e cila është në vijim dhe vetëm duhet të përmbushen obligimet nga ana e Eurokompozitit dhe nga ane e MPB-së dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Kjo marrëveshje nuk është fshehur por është marrëveshje e cila nuk mund të jetë publike. Do të thotë është e klasifikuar në bazë zë furnizimeve publike”, theksoi Spasovski.

    Data: 07 Mars 2018 17:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera