Kthehu lart

Skandali i Grubit me çmimet në gazetari/Plloshtani: BDI çekan mbi kokat e popullit

Skandali i Grubit me çmimet në gazetari/Plloshtani: BDI çekan mbi kokat e popullit GazetaExpress

Pas publikimit nga mediat të lajmit pör skandalin e vendosjes së njerëzve të pakualifikuar për të ndarë çmime për gazetari nga ana e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, ka reaguar shkrimtari dhe redaktori përgjegjës i Klosi News, Bujar Plloshtani.

Siç kumtohet nga mediat Artan Grubi në vend të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur tetovar, Bujar Plloshtani ka vendosur pronarin e një portali, portal ky i afërt me partinë të cilës i takon vetë Grubi, Rami Misimi.

Në reavimin e tij Plloshtani, thotë se me këtë veprim të strukturave të BDI-së e cilëson si të motivuar politikisht dhe me prapavija të ulëta humane.

“Fatkeqësisht, rritja konstante e ndikimit politik nga “politikan të rastit” mbi vlerat njerëzore të individëve që nuk kanë jetuar dot një jetë politike aktive u bë pothuaj mjaft neveritëse. Ai lloj deputeti që inicon dhe shkarkon si t’i kujtohet vetëm një anëtar të Komisionit për ndarjen e çmimit shtetëror ka prapavijë të ulët njerëzore dhe politike. Edhe të jesh sot i përcaktuar për të qenë sadopak forcë lëvizëse e vlerave shoqërore sulmohesh tinëzisht nga klika e lidershipit të partisë shqiptare në pushtet”, shkruan në reagimin e tij, shkrimtari Bujar Plloshtani, duke shtuar më tej se BDI me këto veprime po dëshmon edhe një herë se është shëndruar një “çekan” mbi kokën e popullit.

“Ali Ahmeti dhe BDI tashmë me veprimet e tyre jopolitike po dëshmojnë se janë çekiç i këtij populli, të kësaj shoqërie që përpiqet për sadopak vlera shpirtërore e kulturore, dhe në vend të tyre vënë partizan që më lehtë mund t’i tërbojnë nëpër udhët që duan. E kam thënë gjithnjë se ne që kemi kritikuar për një realitet ndryshe nga e kjo e zakonshmja që na ka instaluar kjo klikë e pushtetit, andaj si armë tinëzare e kanë hakmarrjen ndaj mendimit ndryshe dhe vlerës kolektive. Jemi mësuar të kritikojmë mprehtësisht ndaj fenomeneve, andaj padrejtësitë tinëzare që më tepër të heqim të tjerët e të vëmë veten është kryefjala e politikave të BDI-së së Ali Ahmetit. Andaj, vendimi i tillë nuk më bën aspak përshtypje, pasi jemi mësuar një kohë të gjatë të na luftojnë bindjet intelektuale me çdo kusht. Por, asnjëherë nuk jemi dorëzuar ta bëjmë këtë shoqëri pa ndikimin politik, dhe ta bëjmë sa më të lirë e të qenësishme. Po tentojnë të na mbyllin gojën, të na heqin të gjitha të drejtat që na janë përcaktuar, sepse ata janë më të shqetësuar se kurrë për përfitimin dhe mbajtjen e pushtetit sesa me sigurimin e mirëqenies së publikut.”, përfundon reagimin e tij shkrimtari dhe redaktori përgjegjës i Klosi News, Bujar Plloshtani.

    Data: 08 Mars 2018 17:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera