Shtyhet seanca gjyqësore për rastin "Toplik"

Seanca për lëndën “Toplik” e Prokurorisë speciale publike (PSP), që duhej të mbahej sot në Gjykatën penale, është shtyer për më 30 mars.

GazetaExpress

Shkak për shtyerjen është sëmundja e të akuzuarit Dimitar Dimovski, për çka avokati i tij parashtroi vërtetim mjekësor.

Në “Toplik” janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë për shitjen e parcekës ndërtimore në Sopishtë të Shkupit.

Në seancën e fundit avokatët para fillimit të debatit kryesor kërkuan përjashtim të ekspertizës së dokumentacionit dëshmues të përpiluar nga PSP-ja, sepse ekspert për momentin është drejtori i Agjencisë për Kadastra të Patundshmërive, ndërsa vajza e tij punon në PSP. Sipas tyre ekspertiza është subjektive./Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit