Shqiptarët e LSDM-së në Saraj, po zhgënjehen nga Zaev dhe Shilegov

Strukturat politike shqiptare të LSDM-së në Saraj, shprehin nervozizëm dhe revoltë pasi ndjehen të manipuluara nga ana e disa zyrtarëve të lartë të LSDM-së.

GazetaExpress

Ata, thonë se gjatë fushatës dhe zgjedhjeve kanë marrë shumë premtime, duke ju siguruar vende pune dhe funksione në ekzekutiv, por një gjë e tillë spo ndodhë, madje as telefonat nuk po ua hapin për komunikim.

Nga dega e LSDM-së në Saraj thonë se, LSDM ka marrë tre mijë vota në zgjedhjet parlamentare, ndërsa në zgjedhjet lokale kandidati I tyre për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, ka marrë 9200 vota dhe në fund përsëri nga dega Saraj për drejtor është emëruar një maqedonas nga Shishova dhe asnjë shqiptar.

Pakënaqësi shfaqin edhe ndaj premtimeve të kryeministrit Zoran Zaev edhe ndaj kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. “Shumë na është premtuar dhe në fund asgjë, vetëm se dëmtuam partitë shqiptare. Menjëherë pas zgjedhjeve gjithçka ndryshoi, edhe përskaj premtimeve të mëdha. Në strukturat e degës së LSDM-së Saraj, ka shumë pak shqiptar të gjithë janë maqedonas nga Matka dhe Shishova”, thonë anëtarët e LSDM-së së Sarajit.

Të tjera

Lajmet e fundit