Kthehu lart

Shqiptarët as 5 % në T-Mobile, EVN, One-Vip dhe në banka

Shqiptarët as 5 % në T-Mobile, EVN, One-Vip dhe në banka GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 18:24

Shqiptarët nuk janë as 5 për qind të punësuar në kompanitë e njohura publike, por edhe në sektorin bankar, informon INA.

Kjo përqindje është skandaloze dhe se bëhet e ditur sipas një hulumtimi të bërë në bazë të dhënave jozyrtare të siguruara nga këto kompani.

Përqindja më e keqe është në T-Mobile dhe One-Vip ku përqindja nuk mbërrinë as 3 për qind, ndërsa përqindje më e lartë është në EVN Maqedoni.  

Po ashtu niveli i ulët është edhe në sistemin bankar, gjegjësisht në të gjitha bankat e vendit. Disa prej bankave si UniBank, Komercijalna, Ohridska Banka dhe Sparkasse bank kanë vetëm përfaqësim tejet simbolik të shqiptarëve, ndërsa në disa filiale të tyre nuk ka as edhe një shqiptarë./ina

    Data: 17 Shkurt 2017 18:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera