Shkupjanja bën kaos në hotel: Dyshoi se i dashuri është brenda me tjetër

Një vajzë e cila dyshonte se i dashuri i saj e tradhëton, të shtunën ka bërë kaos në një hotel në Shkup. Ajo ka kërkuar nga të punësuarit në recepcion ta informojnë se vallë i dashuri i saj qëndron në një nga dhomat e hotelit, por...

GazetaExpress

Një vajzë e cila dyshonte se i dashuri i saj e tradhëton, të shtunën ka bërë kaos në një hotel në Shkup. Ajo ka kërkuar nga të punësuarit në recepcion ta informojnë se vallë i dashuri i saj qëndron në një nga dhomat e hotelit, por recepcionistët kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjeve të saj.

Ajo ka këmbëngulur ta sheh librin e vizitorëve, por pasi është refuzuar sërish, vajza ka filluar të grindet verbalisht dhe të bërtas me zë të lartë.

Përgjegjësit e hotelit kanë kërkuar që ajo të dalë nga objekti, por ajo ka refuzuar, pas cka janë detyruar ta thërrasin sigurimin. Pas kësaj vajza problematike ka dalë nga hoteli.

Të tjera

Lajmet e fundit