Kthehu lart

Shënohet Dita ndërkombëtare e gruas

Shënohet Dita ndërkombëtare e gruas GazetaExpress

Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi sot do të shënohet edhe në Maqedoni. Janë organizuar një sërë manifestimesh dhe tribunash kushtuar gruas, ndërsa zakonisht në këtë ditë u dhurohen lule dhe dhurata.

Me rastin e festës, Platforma për barazi gjinore do të organizojë Marsh për të drejtat e njeriut, i cili do të fillojë nga “Zhena Park”, përmes sheshit Maqedonia, Ura e Gurit dhe do të përfundojë në sheshin Filipi i Dytë.

Ministria e Mbrojtjes organizon tribunë me temë “Perspektiva gjinore në mbrojtje” e cila do të mbahet në Muzeun ushtarak në Shkup.
Me rastin e 8 Marsit, Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) do t’i bashkëngjitet fushatës për parandalim të dhunës së bazuar gjinore në punë dhe do të organizojë manifestim në të cilin do të ndahet material i shtypur.

Koncert simfonik i titulluar “Rrëfime grash” do të mbahet sot në Filarmoninë e Maqedonisë në të cilin soliste do të jetë pianistja nga Gjermania Ollga Sheps, ndërsa orkestrën do ta udhëheqë dirigjentja Elena Mitrevska e cila karrierën po e ndërton në skenat evropiane.

Të dhënat statistikore flasin se në Maqedoni nga numri i përgjithshëm i popullatës, 49,9 për qind janë gra dhe se ato jetojnë katër vjet më gjatë se burrat, ndërsa jetën mesatare e kanë 77,4 vjet.
Lidhur me burrat më i madh është numri i grave të diplomuara, gjegjësisht 58 për qind ose 4.787, si dhe numri i grave me master 58,9 për qind ose 1.107. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i grave me titull doktor shkencash është 111 gra doktor shkencash.

Nga numri i përgjithshëm i grave të punësuara 94,3 për qind janë të paraqitura me orar të plotë pune, ndërsa 74,8 për qind ose 283.834 gra punojnë në sektor privat./Gazeta Express/

    Data: 08 Mars 2018 09:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera