Kthehu lart

Sela: Qeveria e re do të bëhet nëse pranohet platforma shqiptare

Sela: Qeveria e re do të bëhet nëse pranohet platforma shqiptare GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 17:51

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se asnjë mandatar apo parti politike maqedonse nuk do të ketë mbështetjen e partive politike shqiptare, nëse nuk e pranon platformën shqiptare.

Sela këto qëndrime ja ka ritheksuar edhe ambasadorit Italian në Maqedoni, Carlo Romeo, informon Gazeta Express

"Kryetari Sela i ka thënë diplomatit Italian se këto kërkesa nuk janë vetëm kërkesa të Partive Shqiptare politike por kërkesa të natyrshme e gjithë shqiptarëve në Maqedoni, të cilat janë si rezultat i një Kushtetute e cila nuk reflekton realitetin etnik, dhe kërkesat reale të shqiptarëve për të qenë të barabartë me maqedonasit në shtetin e tyre", thuhet në komunikatën e LR-PDSH-së/Gazeta Express

    Data: 17 Shkurt 2017 17:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera