Kthehu lart

Seancë e re gjyqësore për rastin "Transportuesi"

Seancë e re gjyqësore për rastin "Transportuesi" GazetaExpress

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar gjykimi për rastin "Transportuesi" të Prokurorisë Speciale Publike...

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski si edhe 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me ç'rast është bërë përvetësim i rreth 360.000 eurove.

Seanca e kaluar ishte shtyrë, ndërsa gjykatësja Dobrila Kacarska si arsye, elaboroi se është për shkak të asaj se ende nuk është marrë përgjigje për ankesën e dorëzuar nga Gjykata e Apelit. Për të njëjtën arsye është shtyrë edhe seanca paraprake./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 10:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera