Kthehu lart

"Rrugët e Maqedonisë" vendos tabelat e reja në gjuhën shqipe (FOTO)

"Rrugët e Maqedonisë"  vendos tabelat e reja në gjuhën shqipe (FOTO) GazetaExpress

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, dhe pas largimit të mbishkrimit mbi aeroport dhe monumentit të Aleksandrit të Madh që ishte në hapësirat e brendshme të aeroportit, ka nis edhe zëvendësimi i tabelave në rrugë edhe atë në gjuhën shqipe.

Ekipet e NP-së “Rrugët e Maqedonisë”, sapo kanë vendosur edhe tabelat e reja në Shkup në gjuhën, pas ndryshimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” hoqi edhe tabelat e autostradës në drejtim me Greqinë që mbanin emrin “Aleksandri i Madh”, dhe i vendosi tabelat e reja me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe AlexisTsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik. Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.


    Data: 06 Mars 2018 21:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera