Kthehu lart

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rajonin e Tetovës

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rajonin e Tetovës GazetaExpress

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë dëmtuar edhe më shumë rrugën e fshatit Reçicë e Vogël të Tetovës. Banorët e këtij fshati shprehen të revoltuar dhe kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale, të cilat në vazhdimësi premtojnë zgjidhje, por jo edhe realizim të premtimeve.

Ajo për të cilën disa herë kishte paralajmëruar Alsat-M, u përsërit sërish natën e mbrëmshme dhe vërshimet dëmtuan edhe më tej rrugën edhe ashtu të dëmtuar dhe të parregulluar që nga viti 2015.

Dëme në shpija nuk ka bë por rruga siç e shihni në hall është. Premtojnë de do punojnë e asgjë nuk bëhet. Premtimet janë të mëdha në fund asgjë zero”.

Po komuna e di atë punë, po ato na rrejnë përherë dhe asgjë nuk bëjnë.  Ja më shihni, si mendoni me këtë lopatë çka mund të bëj në këtë përrua”.

Kemi shumë pengesa, shumë ka hyj uji në shtëpi bile edhe rrugës kemi shumë dëme, krejt kanalizimet janë zënë. Prej 2015 kemi probleme, duhet të bëhet kanali që të hiqet uji në vend. Thanë do e bëjnë në 2016, shkoj e erdhi 2018 sërish asgjë, ka nevojë kjo të bëhet, ankohen banorët.

Nga komuna e Tetovës theksojnë se zgjidhja afatgjate e këtij problemi kërkon edhe intervenim e Qeverisë.

Ne kemi gjetur zgjidhje vetëm për ujërat e përditshme, kurse për ujërat e vërshimeve është plani aksional është ai me të cilin parashihen penda dhe investime më të mëdha nga ana e Qeverisë,  tha Isen Demiri. Sektori për Veprimtari Publike.

Reshjet e ditëve të fundit të shiut, kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut edhe në rrugën e banjës së Tetovës, duke bllokuar kështu njërën korsi./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 15:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera