Kthehu lart

Reshjet e shiut, lumi Vardar del nga shtrati

Reshjet e shiut, lumi Vardar del nga shtrati GazetaExpress

Në disa vende lumi Vardar ka dalë nga shtrati në rajonin e Shkupit. Derdhje ka nëpër rrjedhën në qendër të Shkupit, si dhe tek ura drejt Jurumlerit në komunën Aerodrom dhe në vendet e quajtura Vitel, Çuka dhe Sredored në komunën e Zelenikovës.

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se në pjesët e tjera të shtetit vende-vende janë përmbytur sipërfaqet bujqësore, ndërsa në komunën e Mavrovës dhe Rostushes mbi fshatin Zhirovnicë pjesërisht ka filluar rrëshqitja e tokës dhe ekziston rrezik që ajo të rritet.

Në komunën e Bogovinës, në rrugën për në fshatin Novo Sellë ka shembje në gjatësi prej pesë metrash dhe pritet gjatë ditës të fillojë pastrimi./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 12:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera