Kthehu lart

Qeveria i jep dritë jeshile themelimit të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe

Qeveria i jep dritë jeshile themelimit të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe GazetaExpress

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57 – të morri vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni, njofton Medial.mk.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet "Për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme morri vendim për themelimin e institucionit kombëtar "Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë" si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës".

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valle shqipe selinë e saj do ta ketë pikërisht në Shkup./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 10:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera