Kthehu lart

Qeveria formon Këshillim për ndjekjen e Reformave

Qeveria formon Këshillim për ndjekjen e Reformave GazetaExpress

Pas kritikave të shumta nga opinioni, Qeveria e ndryshoi përbërjen e paralajmëruar të Këshilli i cili do ta ndjekë zbatimin e reformave në gjyqësor, në krye të të cilit do të jetë kryeministri Zoran Zaev.

Ai paraprakisht paralajmëroi se kryetarët e Gjykatën Supreme dhe Këshillit Gjyqësor, do të jenë pjesë e këtij trupi, po pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë, zëdhënësi e Qeverisë, sot konfirmoi se nga Gjykata Supreme do të ketë një përfaqësues, por jo edhe nga Këshilli Gjyqësor.

Ndryshe, në këtë Këshill do të hyjnë edhe ministri i drejtësisë, Bilen Saliji dhe zëvendësi i tij, Oliver Ristovski, prokurori publik, Ljubomiv Joveski, prokurorja speciale, Katica Janeva, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, kryetari i Shoqatës së gjykatësve, Xhemali Saiti, por edhe profesoret universitare, Gordana Lazhetiq dhe Besa Arifi./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 14:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera