Kthehu lart

Policia financiare po heton anëtarët e komisionit kundër korrupcionit

Policia financiare po heton anëtarët e komisionit kundër korrupcionit GazetaExpress

Policia financiare heton anëtarët e Komisionit anti-korrupsion. Policia ka hyrë në Shërbimin e çështjeve të përbashkëta dhe i kanë kërkuar dokumentet që kanë të bëjnë me skandalin, i cili po e trondit Komisionin anti-korrupsion.

Burimet e SHPPP-së thonë se është e qartë se ka shpenzime të papërgjegjshme të mjeteve buxhetore pasi që policia financiare ka vendosur që ta shqyrtojë dokumentacionin lidhur me këtë rast.

“Derisa policia financiare i analizon urdhrat për shpenzime rrugore, në komisionin anti-korrupsion shtohen dorëheqjet. Zhaklina Damçevska, Sejdi Halili dhe Farie Aliu janë anëtarët të cilët së fundmi i dorëzuan dorëheqjet e tyre. Burime nga Komisioni  thonë se Damçevska ka dhënë dorëheqje për arsye politike dhe nën presion të mediumeve.”

Hapin e këtillë të anëtarëve të Komisionit e përshëndeti zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili tha se është mirë ajo që në Maqedoni erdhi koha kur funksionarët filluan të japin dorëheqje për arsye morale. Boshnjakovski i hodhi poshtë akuzat se skandali është i montuar me qëllim që të maskohen rastet e hapura për korrupsion për disa nga funksionarët aktual.

“Nuk do të doja ta përdor këtë shprehje – përndjekje, për shkak se, koha kur ka ndodhur kjo tashmë është pas nesh. Mendoj se zëri i opinionit është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë raste të tjera. Si Qeveri, gjatë 9 muajve të fundit ne e vërtetuam këtë gjë, emëruam funksionarë në këtë Qeveri, një pjesë prej tyre dhanë dorëheqje, ndërsa disa të tjerë prej funksionarëve i shkarkuam ne”, u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së RM-së.

Ish-kryetari i Komisionit anti-korrupsion ishte i pari i cili dha dorëheqje nga Komisioni. Shembullin e tij e përcolli edhe kryetari i Komisionit, Igor Tanturovski i cili para disa ditësh pohoi se nuk ndjen asnjë përgjegjësi dhe se nuk do të japë dorëheqje, por diçka ia ndryshoi mendjen dhe dorëheqjen e tij të parevokueshme ia dorëzoi Komisionit dhe Kuvendit. Pas informacioneve që dolën në opinion, Prokuroria Publike por edhe të gjitha institucione të tjera relevante ndërmorën veprime për verifikimin e fakteve, mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve nga DAP-i./TV21

    Data: 07 Mars 2018 18:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera