Kthehu lart

Paratë e dedikuara për autostradën drejt Strugës përfundojnë në Maqedoninë Lindore

Paratë e dedikuara për autostradën drejt Strugës përfundojnë në Maqedoninë Lindore GazetaExpress

Fondi prej 86 milionë euro i akorduar për ndërtimin e autostradës Strugë –Trebenisht, aks me të cilin Struga do të lidhej me autostradën drejt Kërcovës, pas anulimit të këtij projekti pothuajse e gjithë shuma do të shpërndahet për rehabilitimin e rrugëve magjistrale në Maqedoninë Lindore. 

Nga fondi, prej 86 milionë euro, vetëm 3 milionë euro do të investohen në rrugën Podmol-Strugë-Qafë Thanë, po kjo shifër do të investohet edhe në rrugën nga Shkupi drejt pikës kufitare të Bllacës me Kosovën. Gjithashtu,2.5 milionë euro nga ky fond do të investohen në rrugën Zhelinë –Karpallak, 1 milionë euro për rrugën Kumanovë-Opajë si dhe 1 milonë euro për rehabilitimin e rrugës nga Kërcova drejt Makedonski Brodit. Ndërkohë, pjesa e fondit prej 86 milionë euro shkon për rrugët në Maqedoninë lindore dhe kumunat maqedonase. Shuma prej 86 milonë euro është kredi prej Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pas anulimit të projektit të autostradës Strugë-Trebenisht për mangësi në projektim sidomos në drejtim të mbrojtjes së ambientit me kërkesë të UNESCO i njëjti projet është anuluar ndërsa pas kërkesës së qeverisë së Maqedonisë për riorientimin e kësaj shume në projekte të tjera, BERZH ka dhënë dritën jeshile./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 14:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera