Paralajmërohen ndryshime në ligjin e abortit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi ndryshime në ligjin për abort. Ai tha se këto ndryshime Ministria po i shqyrton bashkë me sektorin civil.

GazetaExpress

Ai paralajmëroi se do të tejkalohen të gjitha procedurat administrative të cilat e komplikojnë procesin e abortit. Ndryshe, Ligji për Abort u miratua para pesë vitesh me procedurë të shpejtë. I njëjti u shoqërua me një sërë kritikash në opinion nga ana e shoqatave joqeveritare. Përmes protestave ata kërkuan ndryshime në ligj në të cilin do të jenë të kyçur edhe sektori civil.

"Do të ndërpriten një pjesë e Komisioneve, do të gjendet forma më e mirë administrative që të kryhet në afat sa më të shkurtë kohor pa mos u dëmtuar shëndeti i gruas. Disa procedura zgjasin me javë gjithë ajo e zvarrit procesin dhe mund të vështirësojnë dhe komplikojnë shëndetin e gruas. Patjetër që punojmë në ndërprerjen e atyre procedurave që ka pasur Ligji i mëparshëm. Sigurisht që do t’i ndërpresim të gjitha udhëzimet të cilat e komplikojnë procedurën" – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Të tjera

Lajmet e fundit