Kthehu lart

Pançevski, dëshmitar në gjykimin ndaj Katica Janevës

Pançevski, dëshmitar në gjykimin ndaj Katica Janevës GazetaExpress

Ish kryetari i Penales, Vladimir Pançevski dy orë ka deklaruar rreth padisë së ngritur kundër prokurores speciale, Katica Janeva dhe gjykatëses nga Gjevgjelia, Zllata Popova.

Bëhet fjalë për urdhrin e lëshuar për bastisje në zyrën dhe shtëpinë e tij. Pançevski nuk shpalosi hollësira pasi rasti është në fazën para- hetimore. Nga Prokuroria ka kërkuar që kur të merret në pyetje Janeva, edhe ai të jetë prezent dhe drejtpërdrejtë t’i parashtroj pyetje.

"Pala e dëmtuar ka të drejtë të propozojë prova, të tregojë fakte, të jetë i pranishëm dhe t’i japë propozime prokurorit publik, do të thotë gjatë gjithë tërë procedurës"- tha Vladimir Pançevski, gjykatës.

Pançevski edhe njëherë theksoi se bastisja në shtëpinë e tij dhe në ambientet e punës ka qenë e paligjshme, ndërsa pjesë e paligjshmërisë, përveç Janevës, kanë qenë edhe prokurorja Lençe Ristovska dhe disa hetues. Pançevski kërkon që prokuroria ta kontrollojë komunikimin mes Janevës dhe gjykatëses nga Gjevgjelia e cila lejoi bastisjen.

"Dhamë propozim të posaçëm lidhur me padinë penale që ka të bëjë me komunikimin që kanë pasur të akuzuarit Zllata Popova, gjykatëse nga Gjevgjelia dhe Katica Janeva gjatë ditëve para lëshimit, gjatë dhe pas lëshimit të urdhrit. Sipas bindjes time, bëhet fjalë për komplot" – u shpreh Vladimir Pançevski, gjykatës.

Janeva hapi procedurë para- hetimore kundër Vladimir Pançevskit për dyshimin se në dorë ka kurdisur lëndë të tyre tek gjykatësit e tij të besueshëm. Atij iu konfiskuan kompjuterët dhe telefonat, ndaj të cilave policia është duke kryer ekspertizë.

    Data: 06 Mars 2018 17:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera