Kthehu lart

Në Kuvendin e Maqedonisë do të ketë dhomë të grave

Në Kuvendin e Maqedonisë do të ketë dhomë të grave GazetaExpress

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të hapet Dhoma e Grave sipas shembullit të Parlamentit suedez.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në shënimin e 15 vjetorit të themelimit të Klubit të deputetëve në Parlament tha se do të fillojë me realizimin e projektit për ruajtjen dhe promovimin e kontributit të grave deputete dhe bartëse të funksioneve në Kuvend dhe në trupat punues.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova, e cila si ish deputete është njëra ndër themelueset e Klubit, tha se ende shumë duhet të punohet në avancimin e të drejtave të grave./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 15:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera