Kthehu lart

Nakov: Mos përfshirja e individëve, vendim i pritur

Nakov: Mos përfshirja e individëve, vendim i pritur GazetaExpress

Vendimi që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik të mos marrin pjesë në trupin punues që do të monitorojë zbatimin e reformave në gjyqësor është i pritur, thotë ish-prokurori Aleksandar Nakov.

Skandalet që i kanë ndjekur disa individë, në këto dy institucione, sipas Nakovit ishin të mjaftueshme që ata si kolektiv të mos jenë në ekipin me të cilin drejton kryeministri.

"Vendimi i tillë është i pritur nga Kryeministri, sepse unë mendoj se jo një, por më shumë njerëz në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve vetë e kanë përlyer fytyrën, dhe nuk e meritojnë ta kryejnë funksionin e tillë, që e kanë, për të cilën kanë autorizim dhe leje më të hyjnë në ndonjë Këshill të ri"– tha Aleksandar Nakov, ish-prokuror.

Nakov vlerëson se përjashtimi i kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski ka ardhur pas presionit të publikut.

"Nëse e kërkojmë trurin e gjithë operacionit që e mbijetuam, të gjithë ne si qytetarë, duke pritur se çfarë do të ndodhë, unë mendoj se është vendim i drejtë që u largua" – theksoi Aleksandar Nakov, ish-prokuror.

Kritika të ashpra për Këshillin i cili do të monitorojë reformat në gjyqësor, dërgoi profesoresha Mirjana Najçevska. Ajo më parë ishte pjesë e trupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, por dha dorëheqjen. Në Facebook shkurtimisht ka shkruar se kur politikanët duan të merren me kritikat përpilojnë një grup pune, që nuk do t’i kritikojë.

    Data: 07 Mars 2018 16:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera