Kthehu lart

Mungojnë kushtet për transplante në vend

Mungojnë kushtet për transplante në vend GazetaExpress

Që nga viti 2015 Maqedonia nuk bën transplante kadaverike të veshkave.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të veshkave shoqatat e shumta joqeveritare apelojnë deri te institucionet Shëndetësore për kushte më të mira gjatë kryerjes së procesit të transplantit. Sipas të dhënave nga Klinika për Nefrologji cdo vit shënohen nga 300 raste të reja me sëmundje të veshkave ku rreth 250 prej tyre vazhdojnë me marrjen e terapive. Për momentin shtatë është numri i pacientëve të cilët kryejnë transplant të rregullt.

"Duhet të vihen procedura të reja gjatë dializës si hemodifialtracia, transplant në veshkë nga donator i njohur zbatohet, megjithatë gati tre vite ne nuk kemi transplantim kadaverik, apeli jonë është këtu të gjithë institucionet të formojnë trupa të veçantë, koordinator nacional, koordinatorë spitalor dhe gjithçka tjetër që duhet për transplantim dhe ky transplantim të fillojë më. Rreth 150-170 pacientë tipik, janë në pritje të organeve. Apelojmë që në afat sa më të shkurtër që të bëhen hapa që ne kushtimisht të hyjmë në eurotransplant që të mund të bëjmë shkëmbimin e organeve me qëllim që të gjithë pacientët që presin për organe dhe që nuk transplantohen në Maqedoni që të mund ta bëjnë këtë gjë dhe të vazhdohet jeta e tyre" – deklaroi Dushko Gjorgjiev, shoqata “Nefron”.

"Gjatë një muaji bëhen nga dy transplante te pacientët, shtatë pacientë presin për momentin transplantim të rregullt, ndërkaq te katër raste, donatori është me grup të ndryshëm të gjakut , i cili nuk mund të jap gjak , por mund të japë veshkë me rikondicion "– tha Goce Spasovski, Klinikа e Nefrologjisë – Reparti i transplantit.

    Data: 08 Mars 2018 16:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera