Kthehu lart

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni GazetaExpress

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje kryesisht të shiut. Paradite, lokalisht do të ketë kushte për reshje të shiut të ngrirë. Në male reshjet do të jenë kryesisht të borës. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore, ku deri të shtunën në mëngjes lokalisht pritet të bien mbi 40 l/m2. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej tre deri nëntë gradë.

Në Shkup mot i vranët me reshje kryesisht të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus dy, ndërsa temperatura ditore deri pesë gradë./Gazeta Express/

    Data: 08 Mars 2018 09:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera