Kthehu lart

Ministria ia merr kompetencat në arsim edhe kryetarit të Zhelinës

Ministria ia merr kompetencat në arsim edhe kryetarit të Zhelinës GazetaExpress

Pas marrjes së kompetencave në sferën e arsimit të komunës së Gostivarit, nga MASH për TetovaSot konfirmojnë se edhe komunës së Zhelinës  ia kanë marrë kompetencat në sferën e arsimit “Po është e vërtet se Komunës së Zhelinës ia janë marrë kompetencat” thonë nga MASH për TetovaSot.

Siç mësohet kompetencat i janë marrë kryetarit të Zhelinës pas disa  shkeljeve ligjore në shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave.

Dokumenti zyrtarë për marrjen e kompetencave pritet të dërgohet zyrtarisht në komunën e Zhelinës ditëve në vijim si dhe do të bëhet publike arsyeja e marrjes së kompetencave nga MASH.

Edhe pse para zgjedhjeve Blerim Sejdiu premtoi se do të bëjë depolitizim të Arsimit, ai pasi u bë kryetar bartësit e fushatës i bëri drejtor në Zhelinë dhe Grupçin.

Nga komuna e Zhelinës nuk ka asnjë informatë në lidhje me marrjen e kompetencave.

Ndryshe MASH ditë më parë paralajmëroi se edhe disa komunave tjera do t’ju merren kompetencat edhe atë komunës së  Bogovinës, Likovës dhe e Konçes./Gazeta Express/

    Data: 08 Mars 2018 15:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera