Kthehu lart

Marrëveshje me Kazakistanin për ekstradimin e të dënuarve

Marrëveshje me Kazakistanin për ekstradimin e të dënuarve GazetaExpress

Në Ministrinë e Drejtësisë, ministri Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Kazakistani.

Temë e takimit ishte shqyrtimi i përbërjes së marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti mes dy vendeve e që i dedikohet ekstradimit të dënuarve në këto dy shtete.

Delegacioni nga Kazakistani pas takimit me ministrin Saliji, do të vazhdojë punimet me grupin e punës nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të bërë një analizë të detajuar lidhur me të gjitha proceset ligjore që përfshin akti i ekstradimit.

Ndër të tjera do të bëhet verifikimi i pikave që do të përmbajë marrëveshja ku përfshihen, negociatat për transferimin e personave të dënuar dhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën penale. Pasi të shqyrtohen në detaje të gjitha pikat e marrëveshjes pritet që ky dokument të nënshkruhet nga të dyja palët në një afat kohor të shkurtër./Express/

    Data: 06 Mars 2018 14:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera