Kthehu lart

Maqedonia tronditet nga vrasja e dyfishtë, ja emrat e viktimave

Maqedonia tronditet nga vrasja e dyfishtë, ja emrat e viktimave GazetaExpress

Një çift bashkëshortor nga Prilepi sot është gjetur i vdekur. Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë themelore të Prilepit, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.


Bashkëshorti ka pasur 81 vite, kurse gruaja ka pasur 76 vite dhe është identifikuar si Illka Neshkovska.

Sipas prokurores publike, Marijana Ilieska, rasti është paraqitur nga një kalimtar i cili e ka vërejtur trupin e pajetë të Mice Neshkovskit nën ballkonin e ndërtesës në lagjen “Dimo Narednikot”, transmeton Gazeta Lajm.

“Trupin nën ballkon e ka gjetur një kalimtar rasti pak para orës 12, sot në mesditë. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, sepse në banesën e çiftit bashkëshortor është gjetur trupi i bashkëshortes Illka me plagë nga armë zjarri në kokë, kurse bashkëshorti nën ballkon. Hetimet vazhdojnë”, deklaroi Ilievska.

Sipas fqinjëve, dy bashkëshortët kanë pasur jetë të qetë dhe kanë jetuar në harmoni. Supozohet se bashkëshortja kohën e fundit ka qenë e sëmurë nga skleroza.

Çifti ka jetuar bashkë me djalin, renë dhe një nip. Kur ka ndodhur rasti, çifti ka qenë vetë në banesë në katin e tretë.

    Data: 08 Mars 2018 18:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera