Kthehu lart

Maqedonia kapitullon në luftën tregtare me Serbinë

Maqedonia kapitullon në luftën tregtare me Serbinë GazetaExpress

Maqedonia lëshoi pe luftën tregtare me Serbinë për problemin me miellin. Rregullorja e re e ministrisë sonë të bujqësisë që ishte problematike për Serbinë, që sot do të ndryshohet.

Kjo do të thotë që, në paketimet e miellit serb prej 1, 2 dhe 5 kg, banderolat kontrolluese për cilësi do t’i ngjit Serbia. Maqedonia do t’i kontrollojë dhe do të ngjitë banderola vetëm në paketimet prej 25 dhe 50 kg. Ky është rezultati i takimit të sotëm në Shkup mes ministrave të bujqësisë të të dyja vendeve.

"U morëm vesh të formojmë Komitet mes dy qeverive i cili do t’i shqyrtojë këto çështje. Komiteti do të diskutojë edhe për arsyeshmërinë e ekzistimit të banderolave të këtilla që janë vendosur me kërkesë të Odave Ekonomike", tha Lupço Nikolovski, ministër i bujqësisë.

"Sot padyshim treguam gatishmëri politike për mënjanimin e të gjitha barrierave doganore që qëndrojnë në rrugën e tregtisë së ndërsjellë mes dy vendeve", u shpreh Rasim Ljaiq, ministër i tregtisë i Serbisë.

Problemi me importin e miellit serb filloi pasi që më 8 shkurt të këtij viti hyri në fuqi rregullorja e re e Maqedonisë. Ajo parashikonte banderolat për cilësinë e miellit të ngjiten pasi që ai të kontrollohet në vendin tonë që në këtë mënyrë të dihet se çfarë mielli na shesin ndërmarrjet serbe. Deri më tani banderola të tilla vendosnin vetë eksportuesit. Serbia e kundërshtoi këtë meqë konsideronte se në këtë mënyrë Maqedonia vendos barriera për importin e produkteve të saj dhe paralajmëroi kundër – masa. Ndryshe, pjesa më e madhe e miellit që e importojmë, na vjen pikërisht nga Serbia, madje 90%.

    Data: 07 Mars 2018 20:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera