Kthehu lart

Maksim Dimitrievski kryetari i vetëm maqedonas që uroi ditën e arsimit shqip

Maksim Dimitrievski kryetari i vetëm maqedonas që uroi ditën e arsimit shqip GazetaExpress

Sot u shënua 7-Marsi dita e mësuesit në viset shqipëtare, në mbarë vendin u dërguan mesazhe të shumta urimi, drejtuar mësimdhënësve.

Sa u përket figurave politike maqedonase, mund të thuhet se i vetmi që ua uroi 7 Marsin punëtorve të arsimit shqip ishte Maksim Dimitrievski kryetar i Komunës së Kumanovës, në urimin e tij të shkruar në profiiin e tij në facebook thuhet:

“Të nderuar mësues dhe punëtor të arsimit shqip në Maqedoni. Më lejoni që në emrin tim dhe të qytetarëve të Kumanovës t’u uroj 7 Marsin, ditën e arsimit shqip. Duke ju falënderuar për kontributin tuaj ndaj shoqërisë, ju dëshiroj punë të suksesshme, me të cilën të gjithë së bashku do të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur të gjeneratave të reja, të cilat me krenari do ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë” thuhet në shkrimin e Dimitrievskit.

    Data: 07 Mars 2018 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera