Kthehu lart

LSDM: VMRO-DPMNE i varfëroi qytetarët dhe u bë partia më e pasur në Evropë

LSDM: VMRO-DPMNE i varfëroi qytetarët dhe u bë partia më e pasur në Evropë GazetaExpress

VMRO-DPMNE-ja, partia e cila përmes qeverisjes kriminale dhe të shkapërderdhur u bë partia më e pasur në Evropë, derisa shumica e qytetarëve fundoseshin në borxhe dhe varfëri, nuk ka as kridibilitet minimal për flasë dhe të aktrojë shqetësim për mbrojtjen sociale.

Për dallim nga raporti i këtillë ndaj qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja punon në avancimin e mbrojtjes sociale dhe nxjerrjes sistemore të qytetarëve nga varfëria. LSDM-ja, përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare që i udhëheq tashmë po përgatit Ligj të ri për mbrojtje sociale i cili duhet të miratohet sivjet. Në Ligjin e ri është paraparë vendosja e të ardhurave adekuate minimale dhe rritje të dukshme të ndihmës sociale shuma e së cilës do të jetë e njëjtë për të gjithë, por do të përshtatet në nevojat individuale të shfrytëzuesve të ndyrshëm, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Qytetarët e shohin dhe e ndjenjë dallimin midis punës së përgjegjshme dhe ekonomike të Qeverisë të udhëhequr nga KSDM-ja dhe qeverisjes kriminale dhe kapërderdhëse të VMRO-DPMNE-së. Për vetëm disa muaj, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja përmes heqjes së taksës radiodifuzive, vendosjen e tarifës së lirë të energjisë, rritjen e pagës minimale pas çfarë 90.000 qytetarë marrin pagë më të lartë, si dhe zgjidhjen e problemit me punëtorët e falimentuar, i shkurton shpenzimet për jetë dhe siguron më shumë para për qytetarët dhe buxhetet e tyre familjare.

    Data: 06 Mars 2018 19:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera