Kthehu lart

LSDM pret sinjale nga BDI për nënshkrimet

LSDM pret sinjale nga BDI për nënshkrimet GazetaExpress E enjte, 16 Shkurt 2017 16:29

Zëdhënësi i LSDM’së, Petre Shilegov ka thënë se presin sinjale nga BDI për dhënien e nënshkrimeve

Zëdhënësi i LSDM’së, Petre Shilegov ka thënë se presin sinjalet e BDI’së të jenë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re, duke shtuar se në këtë fazë flasin për nënshkrime për mandat, e jo për përmbajtjen dhe formën e qeverisë.

“Atë që presim të marrim është mandat për formimin e qeverisë së re”, është shprehur Shilegov.

Ndërkaq në pyetjen se a rrezikohet vendi nga incidente në rast se VMRO-DPMNE kalon në opozitë, Shilegov është shprehur se nga zgjedhjet e deri më sot kemi dëgjuar lloj lloj budallallëqesh nga VMRO-DPMNE.

“Maqedonia është e qetë dhe stabile dhe me rrëzimin e këtij pushteti do të përfundojë edhe krizë në vend”, është shprehur Shilegov.

    Data: 16 Shkurt 2017 16:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera