Kthehu lart

LSDM-ja kërkon dialog për Ligjin për gjuhët, VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se është jo kushtetues

LSDM-ja kërkon dialog për Ligjin për gjuhët, VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se është jo kushtetues GazetaExpress

Grupi i deputetëve i LSDM-së dhe koalicionit i jep shans dialogut në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

 Besojmë se përmes bisedimeve, me partnerët e koalicionit, por edhe me opozitën do të gjendet zgjidhje në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Këtë e theksoi në deklaratën me shkrim koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit Tomislav Tuntev, pasi dje nuk u arrit marrëveshje për mbi 35.000 amendamente të ligjit dhe seanca u shty edhe njëherë.

“Presim se të gjithë do ta njohin rëndësinë e momentit, do të njohin se është i nevojshëm dialogu në interes të reformave, të cilat janë të nevojshme dhe kusht për rrugën tonë integruese në BE dhe në NATO. Reformat të cilat duhet të zbatohen në afat të shkurtër dhe me dinamikë të përcaktuar, nuk lejojnë bllokimin e Kuvendit dhe punës së tij”, thekson Tuntev.

Duke mos theksuar detaje për tentimet e djeshme që të gjendet zgjidhje, e as, nëse është e saktë se deputetët e LSDM-së nuk kanë dashur të votojnë për ligjin përderisa me amendamentet nuk veprohet në pajtim me Rregulloren, Tuntev thekson se grupi i tij i deputetëve mbetet në qëndrimin se është i nevojshëm përfundimin i procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi i të gjitha gjuhëve të komuniteteve në Maqedoni.

“Kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. LSDM-ja beson fuqishëm në konceptin një shoqëri për të gjithë”, thekson Tuntev.

Nga VMRO-DPMNE-ja, megjithatë theksojnë se ata presin dhe besojnë se kryeministri Zoran Zaev dhe pushteti do të mbesin në qëndrimin se për ta, parimore janë reformat dhe se këtë do ta realizojnë.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është pjesë e prioriteteve për afrim drejt BE-së, e as pjesë e pakos evropiane, ndërsa këtë e thanë edhe përfaqësuesit më të lartë evropianë të cilët ishin në Maqedoni. Ne qëndrojmë në qëndrimin se ligji është jo kushtetues”, thonë nga Qendra për komunikime të VMRO- DPMNE-së

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi mbrëmë deklaroi se ju ka dhënë shtatë ditë partive politike për të gjetur zgjidhje për mbi 35.000 amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Seanca për amendamentet u caktua për dje edhe pse nuk pati marrëveshje politike. Një pjesë e deputetëve të LSDM-së, sipas Xhaferit, nuk kanë dashur të votojnë për ligjin nëse me amendamentet nuk veprohet sipas Rregullores. VMRO-DPMNE-ja refuzoi t’i tërheqin amendamentet.

    Data: 07 Mars 2018 17:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera