Kthehu lart

Logopedët shqiptarë u kërkojnë institucioneve që t’ua hapin dyert

Logopedët shqiptarë u kërkojnë institucioneve që t’ua hapin dyert GazetaExpress

Logopedët kërkojnë që institucionet t’i hapin dyert edhe për logopedët shqiptar. Nevojat e qytetarëve për ndihmë logopedike janë të shumta, ndërsa në qendrën për rehabilitim në spitalin e Shkupit është e punësuar vetëm një logopede shqipëtare.

Pamundësia e saj që të merret me të gjithë fëmijët të cilët e flasin gjuhën shqipe si gjuhë amtare e rëndon gjendjen e tyre, nga që fëmijët duhet të trajtohen në gjuhë të tyre.

“Instutucionet shtetërore ende nuk I kanë hapur dyert për neve, shumica e logopedëve që jemi të diplomuar jemi më shumë të përfshirë në qendra private, ku gjithçka është private nuk jemi të lidhur as me fondin as me asgjë shtetërore, kështu që prindi detyrohet të vijë tek ne pasi që nuk ka tjeter logoped shqiëtar ku të orientohet”, thotë Muharrem Smaili, Logoped.

Logopedja Ajshe Beqiri tha që mungesa e vetëdijsimit tek popullata për sa i përket logopedisë mund të jetë arsye e mos kyçjesh së logopedëve nëpër instutucione shtetërore. Sipas saj në çdo vend pune duhet të punësohet nga një logoped.

“Duhet të bëhen sistematizime, që në çdo vend pune të punësohet nga një logoped, për shkak që dita ditës vjen duke u rritur numri i fëmijëve të cilët kanë çregullime të ndryshme , të folurit, gjuhës ose dëgjimit ku atyre ju duhet më shumë trajtime logopedike që ta tejkalojnë me kohë gjendjen e tyre”, thotë Ajshe Beqiri, Logopede.

Rastet kur prindërit i fshehin çrregullimet e fëmijëve të tyre janë të shumta. Pas moshës 1 vjeç e gjysmë paraqiten simptomet e para tek fëmijët me çrregullime në të folurit apo të dëgjuarit, andaj logopedët vëjnë apel për intervenime të menjëhershme, sepse ndërhyrja e vonshme bart pasoja të shumta.

    Data: 06 Mars 2018 20:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera