Ligji për noteri, avokatët kërcënojnë me grevë

Biseda me kafe dhe cigare, paraprakisht e paralajmëruar në Facebook, u shndërrua në takim pune i avokatëve nga Shkupi.

GazetaExpress

Në të munguan kolegët e tyre më të vjetër që nuk shfrytëzojnë rrjetet sociale. Shkas për takimin nuk ishte 8 Marsi, por propozim-ndryshimet në ligjin për noteri. Avokatët porositën kryeministrin Zaev t’i kuptojë seriozisht se ata janë të pakënaqur. Ata theksuan disa elemente kontestuese në propozim-ndryshimet e ligjit për noteri, që “De Fakto” nënkuptojnë më shumë para për noterët.

"Kontestuese është ajo që tërësisht na kanë larguar nga procedura e trashëgimisë. Është paraparë procedura trashëgimie të zhvillojnë vetëm noterët. Kontestuese është që na kanë larguar nga urdhërpagesat, gjegjësisht është paraparë urdhërpagesat të bëhen pa avokat. Kontestuese është që sërish kompetencat u kthehen noterëve të bëjnë akte noteriale, ndërsa funksioni i tyre është shkrues" – deklaroi avokatja Pavlina Zefiq.

Nëse nga kryeministri Zaev nuk dëgjohet zëri i pakënaqësisë i thuajse 3 mijë avokatëve, ata paralajmërojnë grevë.

"Greva do të thoshte bllokim i të gjitha institucioneve. Nuk do mund të ndërmerret asnjë veprim juridik pa ne. Kjo do të thotë as paraburgime? As procedurat urgjente" – tha avokatja Bojana Netkova.

Avokatët relevancën e tyre e treguan edhe përmes numrave. Në mënyrë precize kujtuan kryeministrin se në Odën e tyre anëtarësojnë 2776 avokatë përkundër 198 noterëve të cilët, sipas tyre, e diktojnë rrjedhën e rrugës juridike. Ata presin Qeveria t’i shqyrtojë propozimet e tyre dhe të tejkalohet situata “shah-mat” që ua kanë imponuar propozim-ndryshimet në ligjin për noteri.

Të tjera

Lajmet e fundit