Kthehu lart

Ligji për gjuhët, Ziberi: Zgjidhja politike ka kosto të lartë

Ligji për gjuhët, Ziberi: Zgjidhja politike ka kosto të lartë GazetaExpress

Vendimi për ta zgjidhur me mjete politike mund të ketë kosto të lartë politike, ndërsa përpjekja për ta tejkaluar me mjete juridike do t’i marrë Kuvendit shumë kohë.

Juristi, njëkohësisht analisti i politikës, Naser Ziberi, konsideron se dështimi i përpjekjes së djeshme ishte edhe rezultat i mosangazhimit të duhur të shumicës parlamentare, e cila sipas tij nuk arriti që të sigurojë prezencë të mjaftueshme për të vendosur.   

 “Dalja nga kjo situatë mund të jetë edhe politike, por edhe me mjete juridike, duke shfrytëzuar hapësirat që mundëson rregullorja për punën e Parlamentit dhe duke bërë tubimin e amendamenteve në një numër të arsyeshëm të mundshëm dhe në këtë mënyrë të shkurtohet seanca e pakuptimtë parlamentare në votim, dhe ajo politike, por ajo do të ketë kosto sepse VMRO-DPMNE nuk do të bëjë koncesione në këtë drejtim pa marrë diçka si kompensim, e kjo mund të jetë çmimi për të cilin VMRO eventualisht mund të tërhiqet”,- deklaroi juristi, Naser Ziberi.
 
Për të penguar miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, VMRO-DPMNE ka parashtruar 35 569 amendamente, prej të cilave 33.835 amendamente kanë të bëjnë me nenin 22 të ligjit, apo me dispozitat ndëshkuese.   
 
Rregullorja ofron mundësinë që për amendamentet me përmbajtje të njëjtë të mbahet diskutim i përbashkët, por votimi sërish duhet të bëhet veç e veç. Përkatësisht, neni 153, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit thotë: “Nëse për të njëjtën dispozitë janë paraqitur dy apo më shumë amendamente me përmbajtje të ngjashme, me propozim të kryetarit, trupi punues mund të vendosë që për amendamentet të mbahet diskutim i përbashkët, ndërsa për çdo amendament të votohet ndaras”.
 
Ndërkaq, zgjidhja e preferuar në këtë rast është paragrafi pesë i të njëjtin nen, i cili parasheh mundësinë që parashtruesi i amendamentit të tërheq amendamentin që ka paraqitur. 

    Data: 07 Mars 2018 18:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera