Kthehu lart

Ligji për gjuhët, kundërthënie në mes Zaevit dhe Xhaferit

Ligji për gjuhët, kundërthënie në mes Zaevit dhe Xhaferit GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev citohet të ketë thënë se në partinë e tij nuk ka deputet që janë kundër gjuhës shqipe.

Në bashkëbisedim me gazetarët, Zaev thotë se nuk janë të vërteta zërat për gjoja kërcënime nga kreu i opozitës maqedonase, për bojkot të Kuvendit, nëse votohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, pa debat për amandamentet.

Sipas tij, krizë në shumicën parlamentare nuk ka, dhe se seanca e djeshme është anuluar sepse nuk ka patur kuorum.

Kjo deklaratë bie ndeshë me atë që thotë kryekuvendari Talat Xhaferi, sipas të cilit, deputetë të LSDM-së janë kundër votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 14:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera