Kthehu lart

Lëshohet për përdorim autostrada Demir Kapi-Smokvicë

Lëshohet për përdorim autostrada Demir Kapi-Smokvicë GazetaExpress

Është duke u kompletuar dokumentacioni i plotë për ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, me çka do të rrumbullakësohen aktivitetet e nevojshme për lëshimin e saj në përdorim, sipas paralajmërimit të Qeverisë, deri nga mesi i muajit të ardhshëm.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore informojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme teknike në aksin e autostradës, ku ka përfunduar elektrifikimi dhe sinjalizimi i nevojshëm. Deri nga mesi i muajit të ardhshëm mbikëqyrja duhet ta parashtrojë dokumentacionin.

Informata për gjendjen me ndërtimin e autostradës u shqyrtua mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë, prej ku informuan se aktivitetet në terren finalizohen dhe se ky aks i autostradës do të lëshohet pas 15 prillit.

Paraprakisht u kryen ndërtimi i qendrës kontrolluese dhe dislokimi i largpërçuesit të autostradës, për të cilat me aneks të Marrëveshjes u vazhdua afati për ndërtimin.

Ndërtimi i autostradës shtrihet nga dalja e Demir Kapisë përmes fshatit Miravc, deri në Smokvicë, ku lidhet me autostradën tashmë ekzistuese. Kalon jashtë grykës së Demir Kapisë nga ana e djathtë e lumit Vardar, nëpër kthesa të vogla dhe tatëpjeta.

Autostrada e re i ka dy rrethrrotullime tek Miravci dhe Smokvica, dy tunele të gjatë nga 1.200 metra, gjashtë ura me gjatësi prej 100 deri në 500 metra, gjashtë nënkalime dhe dy mbikalime. Gjerësia e rrugës është 25,6 metra, me dy korsi për vozitje, njëra për ndalje dhe një brez i mesëm i gjelbër me gjerësi prej tre metrave. Me të rrumbullakësohet tërësisht zgjidhja e autostradës për Korridorin 10 në territorin e Maqedonisë./Gazeta Express/

    Data: 07 Mars 2018 11:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera