Kthehu lart

Kriza parlamentare e femrës shqiptare në Maqedoni

Kriza parlamentare e femrës shqiptare në Maqedoni GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 18:36

Edhe pse sipas kodit zgjedhor në Maqedoni është parapar që në listat e kandidatëve për deputet, çdo i treti kandidat të jetë femër përsëri përfaqësimi i gruasë shqiptare në parlamentin e Maqedonisë nga viti në viti sa vjen e ulet, shkruan Gazeta Express

Në përbërjen parlamentare 2011 - 2014 në parlamentin e Maqedonisë kanë qenë 9 deputete shqiptare edhe atë, 6 nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), 2 nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe 1 nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e Rufi Osmanit. 

Në mesin e tyre në këtë përbërje ka pasur nga ata të cilët janë veçuar për zgjuarsin e tyre dhe fjalimet e argumentuara si: Ermira Mehmeti, Suzana Saliu, Merale Uzeiri - Ferati etj.

Ndërsa në përbërejen 2014 - 2016 numri i grave shqiptare deputete në Maqedoni është zvogluar nga 9 në 8, BDI-ja e Ahmetit ka pasur 7 deputete ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit 1 deputete.

Po sa deputete ka përbërja parlamentare 2016-2020?

Në këtë përbërje femra shqiptare do të përfaqësohet vetëm se nga 3 deputete, Teuta Bilalli nga Lëvizja BESA dhe Mirsada Emini Asani dhe Shpresa Hadri nga BDI. Partia LR-PDSH e Ziajdin Selës dhe PDSH-ja e Thaçit nuk kanë asnjë deputete në këtë përbërje edhe pse janë parti parlamentare./Gazeta Express/

    Data: 17 Shkurt 2017 18:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera