Kthehu lart

Koxias prezanton propozimin për emrin para vizitës në Maqedoni

Koxias prezanton propozimin për emrin para vizitës në Maqedoni GazetaExpress

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias mbrëmë në takim joformal të Qeverisë në Athinë i ka prezantuar aspektet kyçe nga projekt – marrëveshja që do t’u dorëzohet autoriteteve në Shkup.

Koxias, siç publikon “Iefmerida” greke, i ka prezantuar edhe elementet e reja të cilat në mënyrë shtesë janë shtuar në projekt dokumentin.

Sipas burimeve të MPJ-së greke, Koxias mundet javën e ardhshme të udhëtojë në Shkup që ta dorëzojë projekt marrëveshjen. Pala greke ndërkohë dëshiron të pengojë pjesë nga përmbajtja e dokumentit të dalin në opinion, si dhe të shmangë që konsultimet diplomatike të transferohen në faqet e para në media. Për këtë qëllim, Koxias personalisht do t’ia dorëzojë projekt – marrëveshjen greke shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Pengesë kryesore, siç theksoi “Iefmerida”, mbetet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë si garanci e marrëveshjes për emrin./Gazeta Express/

    Data: 08 Mars 2018 14:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera