Kthehu lart

Karaxhoski e Vangellovski, jashtë listës së Zaevit

Karaxhoski e Vangellovski, jashtë listës së Zaevit GazetaExpress

Pasi vendosi dje, sot nga Qeveria tentuan të sqarohen- pse u penduan për idenë që në Këshillin e ri për reforma në gjyqësor të ulen edhe kryetari i gjykatës Supreme Jovo Vangelovski dhe kreu i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski.

"Formulimin që e kemi përdorur dje është se nuk do të jenë anëtarë ata që ishin bartës të zhvillimeve të caktuara negative në gjyqësor. Ajo qëndron dhe ashtu do të jetë" – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Por Boshnjakovski e ndryshoi qëndrimin kur u pyet në bazë të cilëve fakte është përcaktuar se kush janë fajtor për ngjarjet negative.

"Askush askënd, sidomos qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka akuzuar dikë për diçka, e as që jemi ne përgjegjës për të akuzuar subjekte të caktuara" – tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Edhe pse nuk e tha me emër, nga konferenca për shtyp Boshnjakovski u bë e qartë se do ta shmangin Vangelovskin, me atë që në vend të kryetarit të Gjykatës Supreme, në këshill te kryeministri do të ulet njeri me propozim të gjykatës, të cilin qeveria do të duhet ta pranojë. Në të njëjtën mënyrë, qeveria do të përpiqet ta shmang kryetarin e odës së avokatëve dhe ish-avokatin e kryesisë së VMRO-DPMNE-së, Nikolla Dodevski.

Mënyra si u anashkalua Zoran Karaxhovski është me vendimin- Këshilli i prokurorëve publik dhe ai Gjyqësor të jenë pjesë e këshillit të Kryeministrit. Por mbeti e paqartë- pse janë përjashtuar plotësisht.

"Ideja është që ky organ juridik të përfshijë praktikues në gjyqësor. Njerëz të cilët gjatë viteve e kanë eksperiencën për atë se çfarë është punuar dhe si, çfarë duhet të ndryshohet në përputhje me strategjinë për zbatimin e reformave në gjyqësor" – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Pyetje: Pas këtij shpjegimi Këshilli i Prokurorëve Publik dhe Këshilli Gjyqësor nuk janë praktikues?

"Sipas këtij shpjegimi, do ta përsëris edhe një herë, ne nuk hyjmë në atë, se cilët në çfarë aspekte punojnë në kuadër të gjyqësorit. Ajo që ne kemi nevojë janë praktikues të duhur të bazuar në strategjinë e ekzistuese, që duhet zbatuar".

Siç njoftoi dje Alsat M, në Këshillin e Zoran Zaevit do të ulen njerëzit e parë të drejtësisë, Bilen Saliji, Oliver Ristovski, prokurori i shtetit Ljubomir Jovevski, kreu i PSP-së Katica Janeva, përfaqësues i Gjykatës Supreme, nga katër gjykatat e apelit, si dhe nga dy gjykatat themelore në Shkup. Avokati i Popullit Memeti, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Saiti, një përfaqësues i odës së avokatëve dhe profesorët Gordana Llazhetiq dhe Besa Arifi e kompletojnë listën.

    Data: 07 Mars 2018 16:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera